Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Të dielën priten reshje bore në RMV

Moti sot në të gjithë vendin do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të herëpashershme lokale shiu, në zonat më të larta shi dhe borë, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht me vranësira me reshje të herëpashershme të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 10 gradë.

Vazhdon periudha e motit pjesërisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male borë. Reshje më të dendura priten të dielën, kur ato do të kalojnë në borë edhe në disa nga zonat më të ulëta.

Nga e hëna, gjatë ditës pritet stabilizim gradual i motit, me rënie të temperaturave të mëngjesit, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.

Artikulli i mëparshëm
Netanyahu nderon Milorad Dodikun me çmimin më të lartë izraelit “Jabotinsky për Lirinë”
Artikulli tjetër
Protesta në Serbi kundër autoritarizmit të Vuçiçit

Lajme të fundit: