Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

VMRO-DPMNE udhëheq Këshillin e Strugës, normalizohet situata në komunë

Pas gati dy muajsh që nga zgjedhjet lokale, Këshilli i Strugës u bë me kryetar. Pas shumë mosmarrëveshjeve dhe debateve në seancat e kaluara, sot më në fund u arrit zgjidhje. Kryetar i këshillit është këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski.


“Për mua është nder dhe kënaqësi që te jem kryesues i Këshillit të Komunës së Strugës dhe dua të them se do ta udhëheqë me princip, unë mund të mos pajtohem me mendimet tuaja por deri ne vdekje do të luftoj që ta them”, tha Mite Stefoski – kryetar i Këshillit të Komunës së Strugës.

Me këtë vendim, Këshilli Komunal hyn në një fazë të re funksionimi institucional. Zgjedhja e Stefoskit u realizua me shumicë votash 14 prej gjithsej 23 këshilltarëve.

“Ne kemi një shumicë këtu me Këshilltarët e VMRO-DPMN-së, VLEN-it dhe Lista e Pavarur kështu që ne kemi 13 këshilltarë dhe funksionojmë në mënyrë pa probleme dhe besojmë se në të ardhmen këtë shumicë do ta kemi dhe do të funksionojmë ashtu si duhet. Puna tani duhet të shkojë më intensive kjo që ndodhi deri më tani këto dy muaj tregon se ne nuk kishim asnjë marrëveshje paraprake”, potencoi Nafi Jonuzi – këshilltar i VLEN.


Zgjedhja u kundërshtua nga këshilltarët e AKI-SË.

“Propozimi për kolegun Mite nga VMRO-DPMN-ja nuk vjen nga ndonjë koleg shqiptar, ashtu e dëgjova”, deklaroi Faton Pollozhani – këshilltar i AKI-së.


U bë e ditur se së shpejti pritet që Komuna e Strugës të kompletojë edhe pozitat tjera drejtuese, përfshirë edhe atë të sekretarit të Komunës, post i cili, sipas marrëveshjeve politike, pritet t’i takojë koalicionit VLEN./tv21

Lajme të fundit: