Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Zulhajrat Demiri intensifikon aktivitetet si kandidat i pavarur në Vrapçisht

Kandidati i pavarur për Vrapçishtin, i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe ASH-ja e Selës, Zulhajrat Demiri vazhdon aktivitetet për zgjedhjet e 11 janarit. Ditë më parë realizoi takim me banorët e fshatit Gjurgjevishtë.

Demiri u zotua se ky fshat do të jetë në agjendën e tij dhe të komunës së Vrapçishtit, ndryshe nga harresa dhe lënia pas dore siç tha ai e këtij fshati nga udhëheqësia e kaluar. Në këtë fshat do të ringjallim dhe do e revitalizojmë ashtu siç e meriton ai, theksoi Demiri. /Alsat.mk

Lajme të fundit: