Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Kasami: Nga 100 euro mbështetje për çdo fëmijë të regjistruar në klasën e parë

Në propozim të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Komuna do të ndajë vauçerë në vlerë prej 100 eurosh për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë gjatë vitit shkollor 2026/2027, në shkollat e Komunës së Tetovës.


Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke ndihmuar në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për pajisje shkollore dhe nevoja të tjera të nxënësve.


Përmes kësaj iniciative, Komuna e Tetovës vazhdon të investojë në arsim dhe në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët, duke i mbështetur ata që në hapat e parë të rrugëtimit të tyre arsimor.

Artikulli i mëparshëm
Studentët i thonë “Jo” Qeverisë: Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake!
Artikulli tjetër
Lëvizje e fortë gjeopolitike, Rusia dhe talibanët me marrëveshje ushtarake

Lajme të fundit: