Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 1 MIN LEXIM

Vuçiq godet Evropën nga Pekini: Kina ofron mundësi, BE-ja po fle mbi lavdi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa e kthen vendin e tij në një portë kyçe për Kinën, thotë se Evropa po shkon drejt rrënimit ekonomik për shkak të vetëkënaqësisë dhe produktivitetit të ulët.



Në një intervistë për Bloomberg pas kthimit nga Pekini me më shumë se një miliard dollarë investime të premtuara për Serbinë, Vuçiç tha se shumë pengesa e ndërlikojnë rrjedhën e investimeve midis Evropës, Kinës dhe SHBA-së.


“Proteksionizmi po vret, në fund të fundit, Evropën”, shtoi tha ai.


Në raport thuhet se gjatë 12 viteve të qeverisjes të Vuçiçit, Serbia u bë një nga pikat kryesore të hyrjes për Kinën në Evropë. Investimet kineze në Serbi pothuajse i kanë arritur ato të BE-së, të cilit Vuçiç ende synon t’i bashkohet, megjithëse anëtarësimi tani është më pak popullor në mesin e popullit serb se kurrë më parë.


“Ne do ta bëjmë punën tonë (lidhur me kriteret e BE-së). Por ndërkohë duhet të kujdesemi për veten tonë. Nuk mund të presim përgjithmonë. Jemi në rrugën drejt BE-së dhe nuk ka rëndësi se çfarë lloj presioni do të përballemi për shkak të tij. Ne do të qëndrojmë në atë rrugë”, tha ai.

Artikulli i mëparshëm
Ambasadori turk: Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me Shqipërinë
Artikulli tjetër
SPAK bllokon transaksionin e investitorit të huaj në Zvërnec, Rama e cilëson vendimin arbitrar

Lajme të fundit: