Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 2 MIN LEXIM

“Safe City” nuk fal: Mijëra gjoba të shqiptuara vetëm gjatë majit


Gjatë muajit maj janë konstatuar 28.494 shkelje të rregullave të trafikut përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”.


Numri i shkeljeve për drejtimin e automjetit të paregjistruar është ulur për 7,9 për qind krahasuar me prillin, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).


“Në periudhën prej 1 deri më 31 maj, nga ana e sistemit ‘Qyteti i Sigurt’ në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 28.494 shkelje. Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të regjistruara, numri më i madh ka të bëjë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar – gjithsej 27.360. Gjithashtu janë regjistruar 833 shkelje për drejtim mjeti me leje të skaduar të qarkullimit dhe 301 shkelje për kalim në sinjal të kuq (dritë të kuqe)”, informojnë nga MPB.


Nga ministria shtohet se janë shqiptuar gjithsej 781 masa ndalimi për drejtimin e automjetit. Prej tyre:

295 për kalim në dritë të kuqe.

486 për tejkalim shpejtësie (prej të cilave 347 për shpejtësi mbi 80 km/h në zonë të banuar, 86 për tejkalim të kufizimit vetjak të mjetit për 10 km/h dhe 83 për shpejtësi mbi 170 km/h jashtë zonave të banuara).


Nga MPB apelojnë që të respektohen rregullat dhe rregulloret e trafikut me qëllim që të gjithë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.(INA)

Artikulli i mëparshëm
Sveçla: Ligji për shtetësinë buron nga Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisaarit
Artikulli tjetër
Pendarovski lë derën hapur: Rikthehem vetëm për një front të madh opozitar!

Lajme të fundit: