Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

BashkimBDI kërkon përgjegjësi nga Astrit Iseni për malltretimin e studentëve nga Shqipëria

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon përgjegjësi nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, për malltretimin skandaloz te studentëve nga Shqipëria.


“Zëvendës ministri pa legjitimitet etnik në Ministrinë e Brendshme, Astrit Iseni, maltretoi studentët nga Shqipëria duke i endur rrugëve me shoqërim dhe izolim policor, vetëm e vetëm që të mos marrin pjesë në protestën studentore në Shkup. Mungesa e legjitimitetit kombëtar të bën shërbëtorë dhe Astrit Iseni shkëlqen në këtë rol.


Vëllezër nga Shqipëria, të dashur studentë, ne ju kërkojmë falje për këtë turp të vazalëve si Astrit Iseni dhe VLEN.

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen demokratike të protestës studentore dhe solidarizohet në tërësi me kërkesat rinore”, thonë nga BDI.


Nga Bashkimi Demokratik për Integrim theksojnë se zgjidhja është vetëm një, të ndaloni diskriminimin dhe të respektoni e zbatoni Ligjin për Gjuhën Shqipe. Asgjë tjetër.

Artikulli i mëparshëm
FSK drejt misionit në Gaza, pritet dislokimi i kontingjentit të parë
Artikulli tjetër
Bogoevski: “Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!”

Lajme të fundit: