Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Aksident fatal në Maqedoni: Humb jetën një shtetas i Kosovës

Një aksident i rëndë rrugor me fatalitet ka ndodhur herët në mëngjes, në rrugën magistrale nga pika kufitare Deve Bair drejt Kriva Pallankës, në territorin e fshatit Uzem, përcjell TV21.

Policia njofton se sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

“Më 21 janar 2026, rreth orës 04:50, një automjet transportues i markës “Scania” me targa nga Kosova, i drejtuar nga N.H., 56 vjeç, nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konstatoi një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore”, thonë nga MPB, duke shtuar se shkaqet e aksidentit po hetohen.

Artikulli i mëparshëm
Arrestohet punonjësi i Gjykatës në Gostivar për kërkim ryshfeti
Artikulli tjetër
Trump trondit me deklaratën: NATO ekziston falë meje

Lajme të fundit: