Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

Arrestohet punonjësi i Gjykatës në Gostivar për kërkim ryshfeti

Të martën mbrëma në orën 20:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Rostushës kanë privuar nga liria personin A.J.(49) nga fshati Prisojnicë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, për shkak të dyshimit për vepër penale “marrje e ryshfetit” sipas nenit 357 të Kodit Penal.

Sipas denoncimit të gazetarit Nevrij Ademi nga fshati Kalishtë, Komuna e Vrapçishtit, A.J. punonjës në Gjykatën Themelore të Gostivarit, ka kontaktuar mikun e tij S.M. nga Gostivari dhe i ka ofruar që për shumën prej 100 euro, të fshijë një gjobë gjyqësore prej 200 eurosh dhe ndalesën për drejtim të automjetit prej gjashtë muajsh, duke pretenduar se dokumentet kanë arritur tek ai për ekzekutim dhe se mund t’ia kryejë punën.

Siç është denoncuar, N.A. në emër të shokut të tij ka kontaktuar personin A.J. dhe kanë rënë dakord për një takim në një objekt hotelerik në Gostivar, ndërsa pasi janë takuar, e ka informuar se është gazetar dhe se po xhiron, pas së cilës A.J. ka tentuar të arsyetohet se po bën shaka dhe është përpjekur të arratiset. A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

Artikulli i mëparshëm
Aksident tragjik: Një grua humb jetën, tre persona lëndohen rëndë
Artikulli tjetër
Aksident fatal në Maqedoni: Humb jetën një shtetas i Kosovës

Lajme të fundit: