Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

“Gënjeshtra pa kripë” – Çitaku shpërthen ndaj Kurtit pas deklarateve të tij në në Davos

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit në Davos.

Ai aty ka deklaruar se ministrat e tij ishin shembull dhe pa afera korruptive, ndërsa Çitaku ia ka rikujtuar se disa nga ta janë nën aktakuza për afera multimilionëshe.

Ajo i ka përmendur Kurtit rezervat shtetërore, tregtinë e energjisë, qindra miliona të dhëna në kontrata pa tender si dhe problemet me energji elektrike.


“Po beso, Nagipi e Martini janë lehtësuar nga këto deklarata. Sepse sipas Kryeministrit, gjithçka qenka e pastër. E në të njëjtën kohë, ai vetë refuzon t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë. Kjo nuk është shembull. Kjo nuk është përgjegjësi. Gënjeshtra pa kripë. Keq, Albin. Shumë keq”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:


Artikulli i mëparshëm
Trump trondit me deklaratën: NATO ekziston falë meje
Artikulli tjetër
MPB identifikon dhe sanksionon shoferin që voziste me 293 km/orë

Lajme të fundit: