Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

MPB identifikon dhe sanksionon shoferin që voziste me 293 km/orë

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Sektorit për Çështje të Trafikut dhe Njësisë Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor, ndërmori menjëherë masa dhe veprime operative përkatëse pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën shihet një person duke drejtuar një automjet pasagjerësh me shpejtësi prej 293 kilometrash në orë në autostradën Shkup–Gjevgjeli, në afërsi të Negotinës, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 km/orë.

Pas veprimeve të ndërmarra, personi që drejtonte automjetin u identifikua dhe u thirr nga autoritetet kompetente. Në lidhje me ngjarjen, personi A.D. (36 vjeç), nga fshati Ellovë i rajonit të Shkupit, u sanksionua në përputhje me dispozitat ligjore.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve.

Artikulli i mëparshëm
“Gënjeshtra pa kripë” – Çitaku shpërthen ndaj Kurtit pas deklarateve të tij në në Davos
Artikulli tjetër
Aleanca të reja, rivalë të vjetër: Shahu gjeopolitik i Lindjes së Mesme

Lajme të fundit: