Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 1 MIN LEXIM

Kosovë–Serbi: Fillojnë bisedimet për komisionin e të pagjeturve

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog.

Këtij i paraprinë takimet e gjata dhe të ndara që Sorensen i zhvilloi me Besnik Bislimin dhe më pas me Petar Petkoviqin, raporton RTK.Tema e raundit të sotëm është jetësimi i komisionit për të pagjeturit.


Formimi i këtij komisioni është bërë përmes një marrëveshje të arritur gjatë vitit 2024 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, kryenegociatorët u takuan vetëm dy here ndërsa takimet nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Sipas burimeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të diskutojnë për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit, të cilën e kanë miratuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023.

Artikulli i mëparshëm
Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së
Artikulli tjetër
Osmani nga Davosi: SHBA nderon Kosovën me Bordin e Paqes

Lajme të fundit: