Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
RAJON/BOTE 2 MIN LEXIM

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se perspektiva për të ardhmen mbetet e paqartë.


Në një deklaratë për gazetarët në Davos, Vuçiç tha se shumë vende të Bashkimit Evropian ose nuk po marrin pjesë në këtë nismë, ose ende nuk janë shprehur zyrtarisht.

“Ky Bord i Paqes, para së gjithash, e ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk marrin pjesë, ose nuk janë deklaruar. E ardhmja nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh ai.

I pyetur për rolin global të Bordit të Paqes, Vuçiç tha se ende nuk është e qartë se çfarë funksioni do të ketë kjo strukturë.

“Disa e quajnë një organizatë paralele me Kombet e Bashkuara, por nuk jam i sigurt se kjo është e mundur. Kina ka bërë të ditur vetëm se ka marrë ftesë, ndërsa Franca, Gjermania dhe Italia nuk marrin pjesë”, theksoi presidenti serb.

Bordi i Paqes, i cili do të drejtohet nga presidenti amerikan Donald Trump për një periudhë të pacaktuar, ishte konceptuar fillimisht për rindërtimin e Gazës pas luftës mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Më pas, misioni i tij është zgjeruar për të adresuar edhe konflikte të tjera globale.


Artikulli i mëparshëm
Festë fetare apo provokim? Flamujt rusë trazojnë Ujmanin
Artikulli tjetër
Kosovë–Serbi: Fillojnë bisedimet për komisionin e të pagjeturve

Lajme të fundit: