Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
KOSOVE 2 MIN LEXIM

Kroacia shton praninë ushtarake në Kosovë me 133 trupa të reja

Kroacia ka dërguar zyrtarisht 133 pjesëtarë të Forcave të Armatosura si pjesë e Kontingjentit të 45-të Kroat (HRVCON), në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.


Ceremonia u mbajt në kazermat “Kolonel Predrag Matanoviq” në Petrinjë, ku morën pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.


Kontingjenti i ri do të veprojë nën komandën e brigadierit Marijan Grđan.


Gjatë ceremonisë, Anushiç vlerësoi lart profesionalizmin e ushtarëve kroatë, duke theksuar se kontributi i tyre në misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe vende të tjera ka fituar respektin e aleatëve të NATO-s.


“Çdo kontingjent kroat ka marrë vlerësime të larta dhe respekt të thellë nga shtetet anëtare të NATO-s”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë të forcave kroate.


Ministri kroat e vendosi këtë angazhim edhe në kontekstin historik të ushtrisë së vendit, duke theksuar se ajo është ndërtuar mbi përvojën e Luftës për Atdheun dhe sot përfaqëson një forcë profesionale dhe të konsoliduar.


Kroacia, anëtare e NATO që nga viti 2009, ka mbajtur vazhdimisht praninë e saj në misionin e KFOR-it në Kosovë, përmes njësive të këmbësorisë, inteligjencës dhe ekipeve mjekësore, në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Artikulli i mëparshëm
Ngjarje e rëndë në Rahovec: Pas kanosjes së nënës, djali tenton vetëvrasjen
Artikulli tjetër
Meidani në Prishtinë dhe Petrit Malaj në Shkup? Flitet për lëvizje diplomatike

Lajme të fundit: