Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
MAQEDONI 1 MIN LEXIM

MPB pritet të ngrejë kallëzime ndaj tre të rinjve pas incidentit në protestë

Pas identifikimit dhe marrjes në pyetje, tre personat e arrestuar për shkak të përleshjes fizike në protestën studentore janë lëshuar nga autoritetet policore, ndërsa kundër tyre paralajmërohet kallëzim përkatës.


Sipas MPB-së, bëhet fjalë për tre të rinj nga Shkupi.


Më 18 maj rreth orës 18 në rrugën “Dimitrie Çupovski”, para Ministrisë së Drejtësisë, zyrtarët policorë të SPB Shkup i kanë arrestuar B.Xh. (28), R.A. (27) dhe S.D. (22), të gjithë nga Shkupi, pasi e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike për shkak përfshirjes në përleshje fizike”, thonë nga MPB.


Incidenti i djeshëm ndodhi pak para se studentët të arrijnë para objektit të Ministrisë së Drejtësisë. Arsyeja dyshohet të ketë qenë provokimi i një të riu maqedonas, pas çka janë vërsulur dy të rinj shqiptarë. Për rastin u deklarua edhe zëvendësministri Astrit Iseni me apel për qetësi e maturi. /Alsat/

Artikulli i mëparshëm
Arrestohet shoferi nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, kapet duke vozitur 203 km/h
Artikulli tjetër
Dyshime për spiunazh në Kabinetin e Presidentes, Prokuroria nis hetimet

Lajme të fundit: