Kërko

Shporta e blerjeve

Artikuj të ruajtur

Ju nuk keni shtuar ende asnjë artikull në faqerojtësit tuaj!

Shfletoni artikujt
SHQIPERI 1 MIN LEXIM

“Nuk do të ketë pushime”, Berisha premton vazhdim të aksionit opozitar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të ketë pushime verore, duke paralajmëruar vijimin e aksionit politik kundër qeverisë.


Gjatë një deklarate publike, Berisha u shpreh se opozita do të jetë në një “betejë të pandërprerë” kundër asaj që ai e cilësoi si “mafia më e rrezikshme në Evropë”.


“Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Evropës dhe njërën prej më të rrezikshmeve në botë. Ndaj dhe ne, që i kemi shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor, nuk mund të kemi asnjë pushim. Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, deklaroi Berisha.


Kreu i demokratëve nuk dha detaje konkrete mbi aksionet e ardhshme politike, por ritheksoi se opozita do të vijojë mobilizimin dhe denoncimet ndaj qeverisë edhe gjatë sezonit veror.

Artikulli i mëparshëm
Oliver Spasovski për zjarrin në Koçan: “Të mos kërkohen fajtorë vite më pas, të gjithë e dinim se ajo diskotekë punonte”
Artikulli tjetër
Më 21 maj nis zyrtarisht procesi i votimit me postë

Lajme të fundit: